Sektori për Punë të Brendshme njofton se ka parashtruar kallëzim penal ndaj 53-vjeçarit S.M. nga Negotina e Gostivarit, pasi i njëjti dyshohet se ka vrarë gruan e cila mbrëmjen e djeshme u gjet e varrosur në një gropë, përcjell TV21. Sipas Policisë, bashkëshortja e 53-vjeçarit ka pranuar se gruaja 53 vjeçe që u gjet e varrosur, është vrarë nga bashkëshorti i saj.
Në lidhje me: Në Gostivar gjendet i varrosur trupi i një gruaje që ishte raportuar si e zhdukur! Ndalohen dy persona
“Sektori i Punëve të Brendshme Tetovë – Zyra e Jashtme për Punë Kriminalistike Gostivar ka paraqitur kallëzim penal kundër S.M. (53) nga fshati Negotinë, Komuna Vrapçishtit, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “vrasje” sipas nenit 123 të Kodit Penal. Konkretisht, më 09.12.2025, J.M. (34) nga Gostivari ka raportuar se nëna e tij H.A. (53) nga fshati Raven, Gostivar, ishte larguar nga shtëpia, dhe më vonë në kamerat e sigurisë vuri re se më 07.12.2025 ajo ishte marrë me një automjet pasagjerësh “Fiat”, pas së cilës ajo nuk kishte qasje në telefonin e saj. Ai gjithashtu raportoi se në kamerat e sigurisë kishe vënë re se natën ndërmjet 06.12. dhe 07.12.2025 personi S.M. kishte hyrë dhe kishte kërkuar në shtëpinë e tij dhe se ishin marrë para nga dhoma e tij. Më 11.12.2025 në orën 02:15, S.M. është privua nga liria me dyshimin se e kishte detyruar H.A. të largohej nga shtëpia me të.
Pas marrjes së masave në lidhje me rastin dhe pas kontrolleve të kryera të video-incizimeve, është konstatua se i dyshuari kishte dhënë dëshmi të rreme në stacionin policor. Gjithashtu, nga lista e thirrjeve të marra, është konstatuar se H.A. për herë të fundit kishte kontaktuar me të më 07.12.2025.
Më vonë, me urdhër të gjykatës, është kryer bastisje në shtëpinë e S.M., pas së cilës është privua nga liria edhe bashkëshortja e tij Gj.V. (48). Në një bisedë zyrtare në stacionin policor, Gj.V. ja pranuar se bashkëshorti i saj S.M. e kishte vrarë viktimën H.A. me pistoletë dhe kishte treguar vendin se ku e kishte varrosur. Pas kësaj, punonjësit e policisë nga Zyra e Jashtme për Punë Kriminalistike Gostivar në prani të prokurorit publik kanë kryer këqyrjen e vendit të ngjarjes në fshatin Negotinë, ku u gjet trupi i H.A. Me urdhër të prokurorit publik, trupi është dërguar për autopsi”, thonë nga Policia e Tetovës.
