Presidenti amerikan Donald Trump përmes një shkrimi thotë se sipas marrëveshjes për armëpushim, Irani do të heqë dorë nga pasurimi i uraniumit, përcjell TV21. Trump thotë se SHBA, bashkë me autoritetet iraniane, do të marrin “pluhurin” e mbetur nga uraniumi.
“Shtetet e Bashkuara do të punojnë ngushtë me Iranin, për të cilin kemi përcaktuar se ka kaluar nëpër atë që do të jetë një ndryshim shumë produktiv i regjimit! Nuk do të ketë pasurim të uraniumit dhe Shtetet e Bashkuara, duke punuar me Iranin, do të gërmojnë dhe do të largojnë të gjithë “pluhurin” bërthamor të varrosur thellë (Bombarduesit B-2 ). Ai tani është, dhe ka qenë, nën mbikëqyrje shumë të rreptë satelitore (Space Force!). Asgjë nuk është prekur që nga data e sulmit. Ne jemi duke diskutuar dhe do të vazhdojmë të diskutojmë për tarifat dhe lehtësimin e sanksioneve me Iranin. Shumë nga 15 pikat tashmë janë dakorduar. Faleminderit për vëmendjen tuaj ndaj kësaj çështjeje. Presidenti DONALD J. TRUMP”, ka shkruar Trump.

