Presidenti i SHBA-së, Donald Trump para takimit me liderët myslimanë për çështjen e Gazës, tha se do t’i jepet fund luftës në Gazë, përcjell TV21. Trump tha se gjithashtu, duhet të lirohen pengjet izraelite.
“Duam t’i japim fund luftës në Gaza, dhe do t’i japim fund. Ndoshta mund t’i japim fund që tani. Por ata (liderët prezent) janë të respektuar në të gjithë botën. Janë të respektuar nga unë dhe Zyra Ovale, mund t’ua them këtë. Janë të respektuar nga SHBA-të. Jemi këtu për të parë nëse mund t’i kthejmë pengjet dhe ta mbarojmë luftën dhe t’i kthehemi jetës. Jetën në Lindjen e Mesme, që është jetë e bukur, por është shumë më e bukur pa luftëra, apo jo? E respektoj shumë faktin që janë këtu! Do ta kryejmë. Do të kemi mbledhje do të merremi vesh. Do të shoh njerëz në Izrael, përfshi Bibin dhe do të bëjmë diçka sepse po zgjat shumë dhe duam t’i kthejmë ata pengje. Dhe mendoj se jemi në gjendje ta bëjmë, ky është grupi që mund ta bëjë, më shumë se çdo grup në botë. Ky është grupi. Pra, është nder”, tha Trump.