Presidenti Donald Trump mbërriti në bazën ushtarake “Joint Base Andrews”, ku mbajti fjalimin e tij të fundit si presidenti i 45-të i SHBA.
Ai falenderoi Zonjën e Parë për mbështetjen që i ka dhënë dhe administratën e tij.
“Kanë qenë katër vitë të mrekullueshme kemi. Kemi arritur shumë gjëra bashkë. Falenderoj të gjithë familjen time , stafin. Zonja e parë ka qenë një zonjë që ka bërë shumë dhe ka qenë shumë popullore me njerëzit.
Ne rindërtuam Shtetet e Bashkuara të Amerikë. Kemi bërë më të mirën për ekonominë.Në bëmë diçka që mund të ishte mrekulli mjekësorë vaksinën kundër Covid-19“, theksoi Trump.
Ai gjithashtu gjatë fjalës së tij i uroi sukses dhe fat administratës së re duke mos përmendur në asnjë moment Joe Biden.
“Ishte privilegj për mua të isha Presidenti juaj. Unë gjithmonë do të luftoj për ju,unë do të ndjek do të dëgjoj dhe do t’ju them që e ardhmja e këtij vendi nuk ka qenë asnjëherë më mirë. Uroj që Administrata e re të ketë fat dhe sukses. Gjërat që kemi bërë së bashku kanë qenë të mrekullueshme.” – tha Donald Trump .
