Ndihet tërmet në Strugë dhe rrethinë

TË FUNDIT

Një tërmet me epiqendër në Shqipërinë fqinje është ndjerë mëngjesin e sotëm në Strugë dhe rrethinë, me intensitet prej tre shkallësh sipas Shkallës Makrosizmike Evropiane.

Observatori Sizmologjik pranë Fakultetit të Shkencave Matematike-Natyrore në Shkup njoftoi se epiqendra e tërmetit ndodhej rreth 144 kilometra në jugperëndim të Shkupit, ndërsa magnituda lokale ishte 4 ballë sipas shkallës Rihter.