Trump lehtëson sanksionet ndaj Venezuelës për të ulur çmimet e naftës

TË FUNDIT

Administrata e presidentit amerikan Donald Trump ka vendosur të lehtësojë disa nga sanksionet ndaj Venezuela, në përpjekje për të zbutur efektet ekonomike që ka shkaktuar përshkallëzimi i konfliktit me Iran.

Sipas raportimit të Axios, Departamenti amerikan i Thesarit ka miratuar masa të reja që u mundësojnë bizneseve dhe fermerëve amerikanë të blejnë më lehtë naftë nga Venezuela.

Vendimi vjen në një kohë kur çmimet e naftës janë rritur ndjeshëm për shkak të sulmeve dhe tensioneve në Gjirin Persik, duke rrezikuar të rrisin inflacionin dhe kostot e ushqimit në Shtetet e Bashkuara. 

Sekretari i Thesarit, Scott Bessent, ka lehtësuar disa masa sanksionesh për të rritur furnizimet në treg dhe për të ulur presionin mbi ekonominë amerikane.

Sipas vendimit të ri:

  • bizneset amerikane mund të blejnë dhe importojnë produkte petrokimike venezueliane, përfshirë naftën
  • mund të ofrojnë mallra, shërbime dhe teknologji për sektorët elektrik dhe petrokimik të Venezuelës;
  • mund të negociojnë kontrata të reja për zhvillimin e industrisë së naftës dhe gazit në vend.

Autoritetet amerikane thonë se këto masa synojnë të rrisin furnizimin global me energji, duke stabilizuar çmimet në treg dhe duke mbështetur fermerët amerikanë. 

Lehtësimi i sanksioneve konsiderohet gjithashtu pjesë e përpjekjeve për të rritur investimet në industrinë energjetike të Venezuelës dhe për të rindërtuar bashkëpunimin ekonomik mes dy vendeve, në një moment kur lufta në Lindjen e Mesme po ushtron presion të madh mbi tregjet globale të energjisë dhe ushqimit.