Nëse në zgjedhjet lokale të vitit 2017, LSDM kishte 56 kryetarë komunash plus kryetar të Qytetit të Shkupit, ndërsa VMRO-DPMNE kishte vetëm 5 kryetar komunash, në këto zgjedhje lokale në rrethin e parë LSDM ka 9, ndërsa VMRO-DPMNE 22 kryetar komunash. Analisti Marko Troshanovski vlerëson se kthesa e bërë në një kohë relativisht të shkurtër është për shkak të kalkulimeve partiake sipas së cilave nuk kishte reforma në gjyqësor dhe administratë. Me këtë ndërlidhet edhe pandemia si dhe pasojat nga ajo, por edhe efekti negativ psikologjik ndaj qytetarëve.
“Pjesa më e madhe e rënies së mbështetjes ka të bëjë me zhgënjimin e qytetarëve dhe pritshmëritë e tyre të larta ndaj këtij pushteti. Pritshmëritë që u zhgënjyen pas më shumë vitesh krizë politike dhe robërim të shtetit, mangësitë që ky pushtet nuk arriti ose nuk dëshiroi që t’i largojë. Disa pjesë të gjyqësorit dhe administratës mbetën të robëruar, administrata publike nuk u reformua për shkak të kalkulimeve politike”.
Në këto zgjedhje nuk është zgjedhur vetëm i pari i komunës, por qytetarët në këto zgjedhje përdorën të drejtën e tyre demokratike për të shpërblyer opozitën dhe për të dënuar pushtetin. A mundet me këtë të matet pulsi i qytetarëve dhe a ka bazë që opozita të kërkojë zgjedhje të parakohshme parlamentare?
“Nuk pajtohem se ka bazë për zgjedhje të parakohshme parlamentare edhe pse rezultatet tregojnë trend të rritjes së mbështetjes së opozitës. Nuk pajtohem për shkak se zgjedhjet parlamentare japin mandat katër vjeçar të sundimit me vendin përkatësisht menaxhim nga ana e Parlamentit dhe Qeverisë të cilën e zgjedh pa marrë parasysh nëse në ndërkohë ka zgjedhje lokale ose jo”.
Nuk është mirë të ndërpritet cikli i reformave, shton Troshanovski. Në rrethin e parë të zgjedhjeve lokale 2021, VMRO-DPMNE fitoi 288 044 vota, ndërsa LSDM 238 031 vota, që është 50 mijë vota më pak.
