“Trisomia 21-Shkup”: Personat me sindromën Daun të pranohen si anëtarë të barabartë në shoqëri

TË FUNDIT

Shoqata civile për ndihmë dhe mbështetje të personave me sindromën Daun “Trisomia 21-Shkup” me studentët e Fakultetit Filozofil pranë UCIM këtë javë në ngjarjen të titulluar “Lojëra pa kufij” dërguan porosi se personat me sindromën Daun duhet të pranohen si anëtarë të barabartë në shoqëri.

Ngjarja është organizuar me rastin e shënimit të muajit tetor si muaji për ngritjen e vetëdijes te opinioni më i gjerë për personat me sindromën Daun.

“Nga ngjarja e mbajtur dërguam porosi “Mos vini kufij midis nesh – ne dëshirojmë të jemi me ju”  dhe se ne personat me sindromën Daun kërkojmë të pranohemi si anëtarë të barabartë në shoqërinë tonë dhe të gjithë së bashku të kontribuojmë drejt ndërtimit të një shoqërie inkluzive, më efikase dhe të më të lumtur”, theksuan përmes kumtesës organizatorët.