Një tren me dhjetëra udhëtar që po shkonte nga Velesi për në Koçan ka dalë nga binarët, gjatë ditës së djeshme. Në këtë aksident nuk ka të lënduar, raporton TV21.
Nga Hekurudhat e Maqedonisë, thonë se po punohet në evitimin e dëmeve.
Për shkak të aksidentit, transporti hekurudhor nga dhe në drejtim të Koçanit është ndërprerë prej dje pasdite.
