Rreth orës 2 pas mesnate në fshatin Çerkez të Kumanovës, treni ngarkues me mallra ka dalë nga binarët. Njëri nga qytetarët tha se zëri që kishte dëgjuar nga dalja e vagonit ishte shumë i lartë.
“Po rreth 01.30 i mëngjesit, isha në vend pune në fshatin Lubidrag dhe u degjua një zhurmë e madhe një krismë e madhe. Nuk e dija se çfarë ka ndodhur, por kur erdha në mëngjes e pash që dreni kishte dal nga binarët”, tha një qytetar.
Në këtë aksident nuk ka të lënduar. Mirëpo është shkaktuar dëm i madh material. Sipas konstatimit të komisionit që ishte në terren është bërë dëm në makineritë infrastrukturore, hekurudha, shtyllat elektrike, sinjalizimi, rrjeti kontaktues dhe kabllo optike.
Zëvendëskryeministri për çështje ekonomisë Koço Angjushev, ministri i transportit Goran Sugarevski së bashku me drejtorin e Ndërmarrjes Publike “Hekurudhat e Maqedonisë-Infrastruktura” dolën në vendin e ngjarjes. Angjushev dhe Sugareski theksuan se është fat në fatkeqësi që nuk ka viktima, ndërsa për dëmet material si Qeveri do të bëjnë gjithçka që sa më shpejt të sanohen.
“Ne si qeveri do të bëjmë gjithçka që është në dorën tonë që sa më shpejt të kryhet hetimi dhe shpresojmë se kjo do të ndodhë gjatë ditës dhe natës së sotme. Ndërsa që nga nesër të filloj sanimi i binarëve që të mund përsëri të vihet në funksion transporti veri-jug ose korridori 10 I cili për momentin është ndalë”, u shpreh Koço Angjushev, zëvendëkryeministër për Çështje Ekonomike.
“ Ne nga ana jonë së bashku me dy ndërmarrjet të cilat tani na informuan në lidhje me atë se çfarë do të bëjnë pas përfundimit të gjithë ekspertizës, për shkak se nuk mund të ndërmerren veprime derisa nuk përfundon ekspertiza e komisioneve, MPB-së dhe PTHP-së, por pas mbarimit të ekspertizës do të fillojnë largimin e vagonëve dhe sanimin e hekurudhës”, deklaroi ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Goran Sugareski.
Drejtori i NP “Hekurudhat e Maqedonisë-Infrastruktura” Irfan Asani, tha se njëra nga arsyet e mundshme të daljes nga binarët të trenit është mbingarkesa e vagonëve. Por për arsyet e sakta të këtij aksidenti do të informojnë pas kryerjes së ekspertizës.
“ Pas kalimit të rrugës ku shumë mirë shihet edhe në kamerat se nuk kishte ndonjë situatë të veçantë, ka ndodhur shtrembërimi i njërit nga vagonëve dhe pastaj e gjithë pjesa tjetër është si rezultat i atij shtrembërimi. 5.18-33 Ajo që e shohim si indicie fillestare për arsyen e mundshme të këtij aksidenti është mbingarkesa e vagonëve”, potencoi Irfan Asani, drejtori i NP “Hekurudhat e Maqedonisë-Infrastruktura”.
Ekipet e Ndërmarrjes Publike për Infrastrukturë Hekurudhore, Hekurudhat e Republikës së Maqedonisë së Veriut janë mobilizuar që t’i tërheqin vagonët nga hekurudha që ta vendosin në funksion këtë vijë hekurudhore.
Përgatiti: Valmira Zendeli
