Tre vjet nga pushtimi rus, liderët europian u rreshtuan me mbështetje për Ukrainën

TË FUNDIT

Më shumë se dhjetë liderë perëndimorë morën pjesë në ngjarjet në Ukrainë me rastin e tre vjetorit të luftës me Rusinë. Shumica premtuan se ndihmë më të madhe ushtarake si dëshmi për mbështetjen për Kievin, përkundër thellimeve të pasigurisë rreth përkushtimit të administratës së presidentit amerikan Donald Trump që ta ndihmojë Ukrainën që të mbrohet pushtimi rus.
Presidentja e Komisionit europian, Ursulla Von Der Lajen, ishte mes liderëve që folën në samitin në Kiev gjatë kohës kur politika amerikane për Rusinë dhe Ukrainës po ndryshohet pas marrjes së funksionit të presidentit nga Donald Trump. Siguria botërore është cenuar në bisedimet për atë se si përfundon lufta, paralajmëroi Von der Lajen.

“Ukraina e lirë dhe sovrane nuk është vetëm në interes të Europës, por është në interes të gjithë botës. Autokratët në gjithë botën shumë me vëmendje mbikëqyrin nëse ka josanksionim nëse i shkelni kufijtë ndërkombëtarë apo e sulmoni fqiun tuaj, ose nëse ekziston kthim real”, tha Ursula von der Lajen – kryetare e Komisionit Europian.

Porosi të ngjashme dërgoi edhe Antonio Koshta, kryetar i Këshillit të Europës, i cili tha se vetë prania e liderëve europian në konferencën në Kiev është vërtetim se qëndrojnë pas Zelenskit dhe popullit ukrainas.

“Vuajtja që Rusia ia shkaktoi Ukrainës është mizore dhe e paarsyeshme. Prania jonë këtu sot është demonstrimi i solidaritetit tonë me popullin e Ukrainës dhe ju, president Zelenski. Ne jemi këtu me ju që nga dita e parë”, u shpreh Antonio Koshta – kryetar i Këshillit të BE-së.

Disa nga mbështetësit më të rëndësishëm të Ukrainës, duke përfshirë edhe liderët europian si dhe presidentin kanadez, Xhastin Trudo, ishin mes shumicës së liderëve që arritën me tren në Kiev. Të tjerët folën përmes video linjës në Konferencë.


Ndryshimi i politikës së Uashingtonit e aktivizoi alarmin në Europë, ku Qeveritë kanë frikë se do të lihen anash nga SHBA-ja në përpjekjet për të siguruar marrëveshje paqësore dhe mendojnë se si të pengojnë ngecjen nga çfarëdo ulje e ndihmës amerikane për Ukrainën. Ndryshimet i ngarkuan edhe raportet transatlantike.