Në vigjilje të ndeshjeve kualifikuese për sigurimin e një vendi në Kampionatin Evropian 2022, me reprezentacionet e Finlandës dhe Zvicrës, në përputhje me protokollin EHF dhe protokollin për zhvillimin e ndeshjeve të hendbollit, Federata e Hendbollit e Maqedonisë para fillimit të tubimit zhvilloi testim të lojtarëve të hendbollit dhe stafit profesional të reprezentacionit të hendbollit për meshkuj për zbulimin e hershëm të KOVID – 19, ku tre nga stafi profesional dhe tre lojtarë kanë teste pozitive, kumtoi FHM.
Nga trajnerët pozitivë në koronavirus janë: Aleksandar Carçev- trajner i portierëve, Nikolla Matlieski- ndihmëstrajner dhe Radosllav Stojanoviq – ndihmëstrajner.
Nga lojtarët: Mario Tankoski, Martin Velkkovski dhe Martin Popovski.
Kontaktet janë izoluar, ndërsa hendbollistët dhe stafi profesional të cilët janë pozitivë nuk kishin kontakte me anëtarët e tjerë të testuar të reprezentacionit të cilat janë negativë në disa teste të realizuara radhazi.
