Kjo banesë në Çarshinë e Kërçovës është pronë shtetërore por që është dhëne me qira nga Shoqëria Aksionare për ndërtimin dhe menaxhimin me banesat shtetërore.
Kushtet në të janë të mjerueshme.
Në të jeton Vesna Spasenosvka, bashkë me nipërit.
Tre muaj më parë TV21 raportoi për gjendjen e banesës dhe kontaktuam edhe Shoqërin Aksionare, filiali në Kërçovë, ku na thanë se janë të njoftuar me gjendjen e banesës dhe premtuan zgjidhje, por deri më sot nuk është ndërmarrë asgjë.
“Nuk ka asgjë ja tre muaj as me kanë thirrur as nuk kanë ardhur ndërsa siç e shihni çdo gjë bëhet keq e më keq. Isha unë për të pyetur për dokumente dhe ata nuk reaguan”, tha Vesna Spasenovska.
Ajo kërkon që banesa në të cilën jeton të rinovohet, ndërkaq ka edhe disa opsione që i ka ofruar në lidhje më këtë objekt të mbrojtur si pasuri kulturore.
“Ta rinovojnë, ose ta blejë, ose të më japin një banesë tjetër nga këto tre opsione njërën e pres cila do qoftë por ata nuk kanë reaguar as nuk erdhën e as nuk mu lajmëruan”, shtoi Vesna Spasenovska.
Zonja Vesna thotë se do t’i shkoj punës deri në fund, madje nëse është nevoja do të shkojë deri në gjykatë, sepse aty jeton që nga vitit 2004 dhe nuk e ka në plan të dorëzohet.
