Transportuesit “vërshuan” qytetin, protestë për shkak të rritjes së akcizës së karburanteve

TË FUNDIT

Kërkojnë mbështetje për sektorin e transportit i cili është një ndër sektorët më të goditur nga kriza shëndetësore dhe ekonomike e shkaktuar nga korona virusi. Ata kërkojnë shfuqizimin e Dekretit për rritjen e akcizës së karburanteve për tre denarë dhe vendosjen e ekipit progresiv të të ardhurave për të gjitha aktivitetet ekonomike dhe jo-ekonomike.

“Nëse dëshirojnë që të jemi human dhe të barabartë, le të vendosin tatim progresiv, kështu që më të pasurit ku hyjnë bankat, kompanitë e sigurimeve, telekomunikacioni, që kanë profit të stërmadh. Është e lehtë të shihet në llogaritë përfundimtare, le të paguajnë 2% tatim dhe ne do ta quajmë tatim për Kovid. Edhe pasi të kthehen në 1% ata që janë më të vogla”, tha biljana muratovska, MAKSAM-TRANS.

Por nuk është vetëm tatimi progresiv. Transportuesit kërkojnë që të prolongohen shpenzimet për regjistrim të veturave, në të njëjtën kohë për shkak se kërkojnë edhe kthim të mjeteve për mosshfrytëzimin e rrugëve, të ketë mundësi për kompensim dhe të kthejnë TVSH gjithë kompanive transportuese, ndërsa edhe kushtet për kredi pa normë interesi të jenë më fleksibile.

Por ministri, Goran Sugarevski edhe pse thotë se është e drejtë demokratike e secilit për protestë, megjithatë nuk mban teza e transportuesve.

“Ka tre argumente kyçe. Nën një – rritja e akcizës është për shkak të solidaritetit, për qytetarët e këtij vendi dhe absolutisht nuk është ngarkesë shtesë për askënd. Dy – Çmimi i naftës për momentin është më e ulët për 20 denarë për dallim të janarit dhe shkurtit. Sot me uljen e re, çmimi i karburantit dizel është më i ulëti në 20 vitet e fundit. Edhe një argument më i rëndësishëm është që nafta te ne është me çmim më të ulët në krahasim me gjithë vendet e rajonit”, tha Goran Sugarevski, Ministër për Transport dhe Lidhje.

Pikërisht me këto argumente Qeveria e mbronte vendimin për rritjen e çmimit të akcizës për tre denarë për karburantet. Ministrja e financave Nina Angellovska dhe ai i ekonomisë Kreshnik Bekteshi atëherë thanë se këto janë masa kundër krizës, dhe se do të jenë të përkohshme dhe do të shfuqizohen nëse ka rritje më të madhe të çmimit të naftës në bursën botërore