Transportuesit privatë në Shkup nesër bllokojnë “Ilindenskën”! Nga e hëna paralajmërojnë radikalizim të protestave

TË FUNDIT

Nesër me fillim në ora 06:00 të mëngjesit autobusët privatë do të bllokojnë korsinë e djathtë në rrugën Ilindenska. Përveç kësaj afro 200 autobusë do të bllokojnë edhe Kuvendin e Qytetit të Shkupit. Bllokada mund të vazhdojë edhe gjatë fundjavës nëse nuk dëgjohen kërkesat e tyre, ndërkaq nëse nuk arrihet marrëveshje, nga e hëna do të ketë bllokadë të plotë të qarkullimit në udhëkryqin te “Mavrovasja”, “Kryqi i Kuq” dhe në rrugën “Ilindenska”, ka vendosur trupi koordinues i transportuesve privatë.

“Nga e hëna poashtu nga ora 06:00, në orët e hershme të mëngjesit do të fillojë bllokada e Shkupit, me paralajmërim dhe këtë po ua transmetoj nga transportuesit privatë se ndoshta edhe më shumë do të forcohen dhe radikalizohen protestat, edhe atë në plan më të gjerë, se si e mendojnë të ndodh kjo nuk e di do ta shohim konceptin, megjithatë nervoza po rritet”, tha Lenin Jovanovski  – “Slloboda Prevoz”.

Si duket kaosi në trafik do të vazhdojë, kjo ngaqë Arsovska është shprehur se nuk lëshon pe.

“Dihet me emër dhe mbiemër se kush është ai që u shkakton dëm qytetarëve.  Ky nuk është Qyteti i Shkupit. Për shkak se Qyteti i Shkupit nuk e shkakton këtë kaos. Me asnjë çmim nuk do të lëshojmë pe para kërcënimeve dhe shantazheve”, theksoi Danella Arsovska, kryetare e Qytetit të Shkupit.

Jovanovski thotë se transportuesit e kompanive private nuk kanë shitur asnjë biletë jofiskale, duke shtuar se aparatet fiskale në autobusë kanë qenë me defekte që nga koha e ish kryetarit Koce Trajanovski dhe se kjo është raportuar disa herë, por askush nuk ka reaguar.

“NQP këtu na obligon që si bartës të grupit që të blejmë bileta dhe t’ua ndajmë transportuesve dhe t’i bindim që të thejnë ligjin, praktikisht kjo kërkohet. Lexojeni dhe e shihni. Kam dhënë përgjigje për këtë ku u them se nuk mund të pranojmë të blejmë karta dhe t’ua japim transportuesve privatë nëse nuk jemi të sigurt se ata mund të japin llogari fiskale, sepse mund të na ndodh kjo që po na ndodh sot”, deklaroi Lenin Jovanovski  – “Slloboda Prevoz”.

Transportuesit privatë të hënën e bllokuan udhëkryqin te Mavrovasja duke shkaktuar kaos të madh në komunikacion. Kërkojnë që NQP-ja ta paguajë borxhin që e ka ndyj tyre, që sipas tyre është mbi 2 milionë euro dhe ta shfuqizojë vendimin për prishjen e marrëveshjeve me dy kompanitë private Slloboda Prevoz dhe Makekspres.