Transportuesit privatë mbajnë shpresë tek Qeveria, kryeministri i gatshëm për takim nëse i zhbllokojnë rrugët

TË FUNDIT

Përfaqësuesit e autobusëve privatë pohojnë se menjëherë do t’i tërhiqnin autobusët nga rruga dhe do të vazhdonin me punë, nëse Kryeministri Dimitar Kovacevski i siguron se do të zgjidhet çështja e tyre me pagimin e borxhit.

Nëse dikush na jep siguri, në këtë situatë Kryeministri, që do e zgjidhë problemin tonë do t’i largojmë menjëherë autobusët. Por nuk shoh arsye se pse nuk duhet të na pranojë të bisedojmë në lidhje me rezultatet dhe eventualisht një përgjigje ne menjëherë do i largojmë autobusët nga pozicioni”, tha Kemal Muriq, përfaqësues i autobusëve privatë.

Ditë më parë këta protestues kërkuan takim me kryeministrin Kovaçevski, i cili sot tha se do të takohej me ta por pasi që të krijojnë kushte për dialog dhe pasi që t’i heqin bllokadat nga rrugët e kryeqytetit.

 “E para që duhet të bëjnë është të lirojnë rrugët dhe t’i kthejnë të njëjtat te qytetarët e qytetit të Shkupit, nën pronësinë e të cilëve janë ato rrugë, që të mund qyteti të funksionojë. E dyta, në atë mbledhje duhet të jenë prezent edhe organet kompetente nga Qyteti i Shkupit, kjo sepse duhet ta shohin para tyre se Qeveria nuk ka kompetenca në pjesën e transportit Publik në Qytetin e Shkupit dhe e treta bëhet fjalë për marrëdhënie borxh-besim mes kompanive private dhe ndërmarrjes publike në kompetenca të Qytetit të Shkupit”, pohoi Dimitar Kovaçevski, kryeministër i RMV-së.

Kryeministri theksoi se është kundër marrjes së ingerencave Qytetit të Shkupit, sepse kjo do të nënkuptonte kthimin në procesin e decentralizimit. Transportuesit privatë “Slloboda prevoz” dhe “Makeksepres” më 28 nëntor filluan me bllokadë, duke parkuar autobusë në disa udhëkryqe të kryeqytetit, me kërkesën që t’iu paguhen borxhet që të mund të fillojnë përsëri me punë. Të premten i zhbllokuan udhëkryqet te Mavrovasja dhe Kryqi i Kuq dhe mbetën në protesta vetëm në bulevardin “Ilinden” në rrethinën e Qytetit të Shkupit.