Transplant i parë i suksesshëm i zemrës! Një zemër e ndalur u rikthye sërish në jetë në një trup tjetër

Must Read

Dimitrov falënderon në shqip homologun e tij Cakaj

Ministri për Punë të Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Nikolla Dimitrov, përmes një statusi në llogarinë e...

Saraji në karantinë nëse vlerësojnë ekspertët

https://www.youtube.com/watch?v=48TCh4b8q14 Erdhi në selinë e BDI-së në Çair për të shprehur shqetësimin...

Shtëpia po u rrezikon jetën! I zoti i shtëpisë i sëmurë nuk mund t’i ndihmojë familjes!

https://www.youtube.com/watch?v=HhYKkeZ3BqY Për të kuptuar hallin  e kësaj familje mjafton ta shikosh shtëpinë.

Një zemër e ndalur është rikthyer sërish në jetë. Përmes transplantimit zemra e një donatoreje të vdekur u vendos në trupin Ivan Ognjanovski 54 vjeçar.

Almedina Ismajli, gazetare:

“Në Klinikën shtetërore të Kardiokirurgjisë që po shihet prapa nesh pas një operacioni gjashtë orësh, disa orë pas mesnate u transplantua një zemër e re në gjoksin e një 54 vjeçari nga një donatore i vdekur”.

Emilija Dineva, 43 vjeçe, humbi jetën në një aksident trafiku. Organet e saj të padëmtuara do të shpëtojnë tre jetë, sepse përveç zemrës familja e saj ka dhuruar edhe veshkat për dy pacientë që me vite ishin në dializë.

“Transplantimi nuk do të ishte i mundur pa një akt altruist dhe të dashurisë njerëzore, sepse familja Dinevi para ca ditësh e humbën nënën e tyre të dashur dhe bashkëshorten. Pasi u konstatua vdekje klinike u pajtuan që ta dhurojnë zemrën dhe veshkët e të ndjerës. Besoj se tani fuqishëm do të përçohet porosia te të gjithë qytetarët se sa është i rëndësishëm dhurimi i organeve dhe se si shpëton jetë”, tha Venko Filipçe, ministër i shëndetësisë.

I biri i Ivanit i cili falë transplantimit do të vazhdojë të jetojë u shprehu falenderime të mëdha e njëkohësisht edhe ngushëllime familjes Dinev. Ai tha se këto dy familje tani do t’i lidhë një zemër e përbashkët.

“Një herë dua që të shuhet dhimbja e tyre dhe dua që të njoftohemi, dua që edhe im at të jetë në gjendje që të njoftohet. Duam t’i shprehim ngushëllime dhe le ta dinë se zemra e bijës së tyre, nënës, motrës ende rrah”, tha Vasill Ognjanovski.

Transplantimi i parë nga një donatore e vdekur u bë nga Prof. Dr Sashko Jovev dhe Akademiku Zhan Mitrev së bashku me Dr. Vasil Papestiev, Dr. Marjan Shokarovski, Dr. Vangjell Zdraveski, Dr. Kujtim Xhelili, Dr. Tanja Angjusheva, Dr. Stefanija Haxhievska, Dr. Nadica Mehmedoviq, Dr.Vesna Mitashova, Dr. Jasmina Ilievska, Dr. Marija Gerakovska dhe Dr. Dimçe Sllavevski.

“Operacioni i mbrëmshëm paraqet kurorën e Kardiokirurgjisë maqedone dhe shëndetësisë në përgjithësi. Posaçërisht sikurse edhe Ministri do të falënderoj familjen e donatores që na mundësuan të shpëtojmë një jetë”, tha Sashko Jovev, prof. Doktor.

Personi më i ri që ka nevojë për transplantim të zemrës ka vetëm 13, kurse më i moshuari 61 vjet. Mbi 20 njerëz kanë nevojë për transplantim të zemrës. Rreth 10 prej tyre nuk kanë asnjë lloj mbështetjeje mekanike, kurse të tjerët kanë pompa të implantuara apo zemër mekanike.

Përndryshe pacientët që morën organet u zgjodhën nga listat nacionale të pritjes për veshkë dhe zemër sipas kritereve të përcaktuara mjekësore për përshtatshmëri, të cilat i udhëheq Ministria e Shëndetësisë.

Doktorët e cilësojnë si historike këtë ditë.

- Advertisement -

Latest News

Saraji në karantinë nëse vlerësojnë ekspertët

https://www.youtube.com/watch?v=48TCh4b8q14 Erdhi në selinë e BDI-së në Çair për të shprehur shqetësimin për përhapjen e koronavirusit në...

Shtëpia po u rrezikon jetën! I zoti i shtëpisë i sëmurë nuk mund t’i ndihmojë familjes!

https://www.youtube.com/watch?v=HhYKkeZ3BqY Për të kuptuar hallin  e kësaj familje mjafton ta shikosh shtëpinë. Shtatë anëtarët...

Plus 14 ditë gjendje e jashtëzakonshme! Nëse liderët s’merren vesh për datë, ndërhyn shteti

https://youtu.be/H33Ot9XfPJA Duke nisur nga nesër, Maqedonia e Veriut do të jetë edhe për 14 ditë shtesë në...

Zgjedhjet gjithnjë e më të sigurta në korrik! Partitë assesi të merren vesh, Pendarovski u “blen” kohë!

https://www.youtube.com/watch?v=ZcnjYyPgoFk Me shpalljen e gjendjes së re të jashtëzakonshme, u mësua se zgjedhje më 21 korrik nuk...
- Advertisement -

More Articles Like This

- Advertisement -