Transparenca Maqedoni: Propozim-buxheti për 2016 i fryrë për shkak të zgjedhjeve

TË FUNDIT

Organizata Transparenca Maqedoni vlerësoi se propozim – buxheti për vitin 2016 është në shifra rekorde dhe është i fryrë për shkak të zgjedhjeve.

“Është e qartë se ky projekt – buxhet është në funksion të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Qeveria ka planifikuar një buxhet shumë të madh, që është 40 për qind i Bruto Prodhimit Vendor. Ky  vlerësim është dhënë edhe nga ekspertë të çështjeve ekonomike”, thuhet në raportin e organizatës “Transparenca Maqedoni”.

Sipas kësaj organizate, qëllimi i Qeverisë përmes këtij projekt –buxheti është për të dezinformuar opinionin vendor për politikat buxhetore të vitit 2016.

Në raport thuhet se edhe shifrat e planifikuara për suficit dhe deficit buxhetor, për inflacionin dhe rritjen ekonomike nuk janë reale dhe se qeveria këtë e bën për të mashtruar opinionin për shkak të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të vitit të ardhshëm.