Transferimi i 70 hipopotamëve të Pablo Escobar do t’i kushtojë shtetit 3.5 mln dollarë

TË FUNDIT

Transferimi jashtë shtetit i 70 hipopotamëve që i përkisnin bosit të ndjerë të drogës, Pablo Eecobar do t’i kushtojë Kolumbisë 3.5 milionë dollarë.

Baroni i kokainës solli një numër të vogël të kafshëve nga Afrika në Kolumbi në fund të viteve 1980, por pas vdekjes së tij në 1993, kafshët u lanë të lira në një zonë të nxehtë, moçalore në Antioquia, ku autoritetet mjedisore kanë qenë të pafuqishme për të frenuar shtimin e tyre.

Në total numri i hipopotamëve ka shkuar në 130, teksa autoritetet thanë se planifikojnë të kapin dhe të zhvendosin gati gjysmën e hipopotamëve në muajt e ardhshëm, ku 10 janë të destinuar të shkojnë në Sanctuary Ostok në Meksikën veriore dhe 60 në një strukturë ende të paidentifikuar në Indi.

Që kur hipopotamët u arratisën pas vdekjes së Escobar-it, qeveria ka dështuar në mënyrë të përsëritur të zbusë popullsinë në lulëzim që e kanë bërë pellgun e lumit Magdalena shtëpinë e tyre.

Nga katër hipopotamët origjinalë që u arratisën nga prona e vendit të Escobar-it, tashmë ekzistojnë rreth 130, popullsia më e madhe jashtë Afrikës. Pa grabitqarë natyrorë për t’i mbajtur ata nën kontroll, popullsia e tyre do të vazhdojë të rritet në mënyrë eksponenciale. Një studim vlerësoi se deri në vitin 2034 hipopotamët do të jenë 1400.

Studimet kanë paralajmëruar se hipopotamët po dëmtojnë ekosistemin në Magdalena, lumi më i madh në një nga vendet më të larmishme biologjike në botë. Çdo hipopotam ha rreth 40 kg bar në natë që do të thotë se vetëm jashtëqitjet e tyre po helmojnë ujin, duke vrarë peshqit dhe duke rrezikuar biodiversitetin e pasur të lumit.

Hipopotamët janë gjithashtu gjithnjë e më shumë problem për banorët vendas dhe sulmet e hipopotameve janë bërë më të zakonshme vitet e fundit.

Ministria e mjedisit i shpalli hipopotamët një specie pushtuese vitin e kaluar, gjë që hapi derën për një vrasje eventuale, por plani i transferimit të hipopotamave shihet si një masë përfundimtare për shpëtimin e jetës së tyre./ The Guardian