Trampi u bëri thirrje Rusisë dhe Kinës të bashkëpunojnë në kontrollin e armatimit

TË FUNDIT

Presidenti i SHBA-së, Donald Tramp, me rastin e shënimit të 75 vjetorit të testit të parë bërthamor në SHBA në suaza të projektit “Triniti”, sërish u bëri thirrje Rusisë dhe Kinës të bashkëpunojnë në fushën e kontrollit mbi armatimin, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Uashingtoni.

“Kontrolli i ardhshëm mbi armatimin duhet të përmbajë masa të tilla për përmirësimin e sigurisë së Amerikës dhe aleatëve tanë që janë të nënshtruar kontrollit dhe se respektohen. Edhe një herë ju bëj thirrje Rusisë dhe Kinës të na bashkohen në këto përpjekje, të punojmë së bashku që ta bëjmë botën më të sigurt dhe të parandalojmë garë të re për armatim”, theksohet në deklaratën e publikuar mbrëmë në faqen e internetit në Shtëpinë e Bardhë.

Trampi nënvizoi se posedimi i armës bërthamore është në dobi në sigurimin e sigurisë kombëtare si të SHBA-së ashtu edhe ajo e aleatëve.