President amerikan, Donald Tramp është i pakënaqur nga puna e ekipit juridik në procedurat e provave për pohimet e tij për manipulim zgjedhor dhe vjedhje të votave të republikanëve, ka thënë bashkëpunëtor anonim i Trampit.
Sipas tij, Trampi është i pakënaqur pasi ekipi i tij nuk arriti të arrijë rezultate si përfaqësuesit juridik të Xhorxh V. Bush në vitin 2000 kur janë numëruar votat në Florida. Atëherë Bushi e fitoi kandidatin demokrat Al Gor.
Ekipi juridik i Trampit është i kryesuar nga ish kryetari i Nju Jorkut, Rudolf Xhulijani dhe ish prokurorja shtetërore e Floridas, Pem Bondi të cilët e kanë mbrojtur presidentin nga akuzat për lidhshmëri rreth përzierjes ruse në zgjedhjet amerikane në vitin 2016.
