Presidenti amerikan Donald Tramp konfirmoi se i ka autorizuar institucionet që t’i deklasifikojnë dokumentet në lidhje me hetimin për Rusinë dhe skandalin me postën elektronike të Hillari Klintonit, kundërshtarja e tij në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016.
Pasi mediat amerikane publikuan se vërejtjet e ish drejtorit të Agjencisë Qendrore të Inteligjencës (CIA), Xhon Brenan, të dorëzuara në Kongres nga ana e Drejtorisë Kombëtare të Inteligjencës, bëjnë të ditur se Hillari Klinton e ka përmendur planin për sjelljen e Trampit në lidhje me Rusinë, e tëra që të kthehet vëmendja nga skandali i saj me postën elektronike, arriti reagimi i parë i presidenti amerikan.
“E aprovojmë heqjen e shenjës për fshehtësi nga të gjitha dokumentet në lidhje me lojën ruse (hetim), që është krimi më i madh politik në historinë e SHBA-së. Gjithashtu, e jap autorizimin e njëjtë për skandalin me postën elektronike për Hillari Klintonin. Dokumentet nuk do të rregullohen”, tha Trampi.
Televizioni amerikan Foks Njuz, i cili i gjeti shënimet të cilat drejtori i shërbimit kombëtar të inteligjencës Xhon Retklif i prezantoi në Kongres, ndërsa të cilat ende nuk i janë shpërndarë publikut, njoftoi se Brenan e ka informuar ish presidentin Barak Obama për planin e Klintonit që të lidhë Trampin me Rusinë.
Në shënimet vërehet se Brenan ka shkruar se “një nga këshilltarët për politikë të jashtme të Klintonit ka propozuar prodhimin e skandalit drejtuar kah diskreditimi i Trampit, në kontekst të veprimit të shërbimeve ruse të sigurisë të cilat punojnë në interes të Trampit, ndërsa Klintoni e ka aprovuar”.
Në shënimet e Brenan, gjithashtu, thuhet se më 28 korrik të vitit 2016, Obama ka kërkuar nga ai që të mbledh dëshmi se ka çfarëdo lloj lidhje mes fushatave të Trampit dhe Rusisë.
Kundër Klintonit është ngritur hetim për shfrytëzim të adresës personale elektronike për punë diplomatike gjatë mandatit të saj si shefe e Departamentit të Shtetit.
Pasi Trampi fitoi në zgjedhjet në nëntor të vitit 2016, kishte zëra se Rusia është e përfshirë në zgjedhjet në SHBA në interes të Trampit.
Akuzat më vonë kaluan në hetim, ndërsa gjenerali i pensionuar Majkëll Flin, këshilltar për Siguri Kombëtare të Trampit, duhej të japë dorëheqje për shkak të akuzave se ka pasur lidhje me Rusinë.
Hetimi, i udhëhequr nga prokurori Robert Muler, zbuloi se Rusia ka tentuar që të intervenojë në zgjedhje, por nuk ishte konfirmuar se a ka pasur Trampi interes nga kjo.
