Tramp me kritika drejt Gjermanisë, për shkak të borxheve ndaj NATO-s dhe për “Rrjedhën Veriore 2”

TË FUNDIT

Presidenti amerikan Donald Tramp ka kritikuar aleatin e tij në Evropë, Gjermaninë, për kushtimisht borxhet ndaj NATO-s dhe për “Rrjedhën Veriore 2”, transmetojnë mediat gjermane.

Tramp përsëriti qëllimin e tij për të tërhequr 10.000 ushtarë amerikanë nga Gjermania.

“Gjermania ndër vite nuk ka paguar dhe i ka borxh miliarda dollarë NATO-s dhe ata duhet të paguajnë për këtë”, porositi Tramp në takimin në Shtëpinë e Bardhë.

Ai tha se SHBA-ja vazhdimisht i kanë kompensuar paratë e munguara nga Gjermania.

Tramp paraprakisht në disa raste tha se Gjermania po refuzon të rrisë shpenzimet e mbrojtjes në mënyrë që të arrijë objektivin e NATO-s prej dy për qind të PBB-së.

Përkatësisht, qëllimi i të gjithë aleatëve të NATO-s është që të ndajë të paktën dy për qind të PBB-së për mbrojtje deri në vitin 2024, ndërsa Gjermania, megjithëse rriti shpenzimet e saj në këtë fushë, vitin e kaluar ishte në 1.38 për qind e PBB-së.

Sipas mediave gjermane, Tramp nuk dëshiron më ta pranojë këtë dhe ka vendosur të ul numrin e ushtarëve amerikanë në Gjermani në 25.000.

Tramp ka kritikuar gjithashtu Gjermaninë edhe për “Rrjedhën Veriore 2”.

“Pse Gjermania i paguan miliarda dollarë për energji Rusisë? Dhe atëherë a duhet ta mbrojmë Gjermaninë nga Rusia? Si mund të funksionojë kjo? Kjo nuk mund të funksionojë”, tha Tramp.

SHBA dëshiron të ndalojnë ndërtimin e “Rrjedhës Veriore 2” dhe vendosën sanksione në fund të vitit të kaluar./MIA