Tragjedia e Himarës/ Protestë para Ministrisë së Brendshme në Tiranë, qytetarët hedhin bojë të kuqe në godinë

TË FUNDIT

Disa qytetarë janë mbledhur këtë pasdite pranë ministrisë së Brendshme në Tiranë për të protestuar për vrasjen e 7-vjeçares Jonada Avdia nga një gomone në plazhin Potam të Himarës.

Ndonëse më të paktë në numër se të enjten, protesta po mbahet para Ministrisë së Brendshme, ndërsa kërkohet dorëheqja e ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi, Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Gledis Nano dhe ministres së Turizmit, Mirela Kumbaro.

Disa prej tyre kanë hedhur bojë të kuqe në muret e Ministrisë në Brendshme, në shenjë të gjakut të derdhur të Joanës së vogël pas goditjes së gomones në Potam.

Pas pak, pritet që Shoqërua Civile dhe politikanë të opozitës të marshojnë drejt kryeministrisë.

Kjo protestë vjen pas tragjedisë së ndodhur në plazhin e Potamit në Himarë, ku  vogëlushja 7-vjeçare, Jonada Avdia, u aksidentua dhe humbi jetën nga një skaf që drejtohej nga komisari Arjan Tase.

Jonada kishte ardhur me pushime me prindërit e saj, të cilët prej më shumë se dy dekadash jetojnë në Angli.