Bastisje në Shkup – Sekuestrohet drogë dhe para, arrestohet 19-vjeçari

TË FUNDIT

Një 19-vjeçar nga Shkupi është privuar nga liria nën dyshimin për përfshirje në veprimtari të lidhura me drogën.

Sipas njoftimit të policisë, ngjarja ka ndodhur më 9 nëntor 2026, rreth orës 18:40, në një shteg për këmbësorë pranë lumit Vardar, në zonën e Gjorçe Petrovit.

Gjatë kontrollit ndaj të riut me inicialet F.S., policia ka gjetur dhe sekuestruar marihuanë.

Pas arrestimit, me urdhër gjykate dhe në koordinim me Departamentin e Policisë Kriminalistike pranë MPB-së, është kryer bastisje në shtëpinë dhe ambientet e tjera që i shfrytëzonte 19-vjeçari.

Gjatë bastisjes janë gjetur dhe sekuestruar edhe një substancë pluhurore e bardhë, si dhe një shumë parash.

Policia bën të ditur se pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj të dyshuarit do të parashtrohet kallëzim përkatës.