Tradita shqiptare në qendër të Brukselit! Nisi më 28 nëntor dhe duhej të përmbyllej më 17 shkurt, po merr jetëgjatësi

TË FUNDIT

Në sheshin qendror të Brukselit, La Grand-Place është hapur një shitore që mban veshje, pije dhe gjësende që kanë të bëjnë me traditën shqiptare, transmeton TV21 nga Brukseli.

Synimi i këtij dyqani, që nga brenda duket si shtëpi kulture për shqiptarët, ka për qëllim të njoftojë të rinjtë shqiptarë me historinë dhe gjuhën shqipe, sqarojnë iniciatorët e kësaj hapësire.

Ideja ishte të qëndronte hapur brenda dy datave të rëndësishme shqiptare, por meqë po tregohet interesim për të vizituar të njëjtën, jo vetëm nga shqiptarët, synohet të marrë një jetëgjatësi.

“Është hapur më datë 28 nëntor, me rastin e festës së Pavarësisë së Shqipërisë. Është paraparë që të jetë e hapur deri në ditën e Pavarësisë së Kosovës, por meqë pati shumë sukses ne e zgjatëm edhe më shumë dhe ngaqë duam ta mbajmë hapur gjatë, kemi menduar që të aplikojmë për një kontratë permanente”, u shpreh për TV21 Ledja Canaj.

Ndërkaq artisti me prejardhje nga Kumanova, Vildan Maksuti thotë se tentohet që shqiptarëve tu shfaqet një vlerë e mirëfilltë kombëtare.

“Secili person që vjen këtu, mos të merret vetëm me tallava dhe muzikë, por këtu mund t’i dijë vlerat kombëtare”, tha Maksuti.


error: Content is protected !!