Toshkovski iu përgjigj Kuzeskës: Nuk do të padis për shpifje, jap shans që opozita të korrigjohet

TË FUNDIT

Të gjitha provat janë siguruar, ndërsa kemi edhe video incizim të keqpërdorimit të pozitës zyrtare nga ana e nëpunësit policor, ka reaguar sot pasdite ministri Pançe Toshkovski përmes një video në rrjetet sociale. Ai ka bërë të ditur se polici është suspenduar dhe është bërë kallëzim penal. Toshkovski thotë se zëdhënësja e LSDM-së sot ka bërë një shpifje klasike, por nuk ka dashur ta padisë, duke i dhënë mundësi opozitës të korrigjohet.

“Personalisht nuk e njoh personin në fjalë dhe as personalisht nuk kam nënshkruar apo nxjerrë ndonjë akt lidhur me emërimin e tij për të punuar në policinë kufitare në Maqedoni. Më vjen keq që një parti që e quan veten parti shtetformuese, sërish mbron partnerët e saj, pra BDI-në, dhe sërish tregon se nuk punon në interes të qytetarëve të saj, por në interesin fitimprurës të bashkëpunëtorëve të tyre më të afërt, përndryshe personi që është pikërisht i pakapshëm për organet e përndjekjes në kohën kur ata ishin “në dashuri”, tha se ishin një.”, tha Toshkovski, transmeton TV21.