Top 10 kompanitë në sektorin e prodhimtarisë në Maqedoni, me fitim më të madh

TË FUNDIT

50 kompanitë më të mëdha prodhuese në Maqedoninë e Veriut, shumica e të cilave janë kryesisht të orientuara nga eksporti, kanë gjeneruar të ardhura prej më shumë se 5.2 miliardë eurove. Sipas të dhënave të Regjistrit Qendror, në krye të listës së kompanive prodhuese me fitim më të madh është kompania “Xhonson Meti” me profit prej 72,7 milionë eurove. Kompania ATS Group nga Vizbegu i Shkupit është kompania e vetme shqiptare në top 10 kompanitë për prodhim në Maqedoni.

Në pesë prodhuesit më të mëdhenj është kompania farmaceutike vendore, respektivisht kompania “Alkaloid” nga Shkupi. Në dhjetë kompanitë më të mira prodhuese është edhe një nga industria e çelikut në pronësi vendore – “IGM Trade” e biznesmenit nga Kavadari Ilija Geçev. Në mesin e dhjetë prodhuesve më të mirë vendas është edhe shkritorja për nikelin dhe metalet e tjera me ngjyra, Euronikel Industri (ish-FENI), shkritorja e çelikut në Shkup “Maxtil” dhe e vetmja fabrikë e çimentos në Maqedoni “Usje”.

Në mesin e 10 kompanive që kanë të ardhura prej mbi 100 milionë euro janë “Birra Shkup” dhe kompania e vetme e Maqedonisë e prodhimit të baterive “Tab Mak nga Probishtip.