Toni Kroos: Gjermania s’e ka asnjë lojtar të klasit botëror

TË FUNDIT

Ish-mesfushori Toni Kroos beson se Kombëtarja e Gjermanisë nuk e ka ende asnjë lojtar të klasit botëror.

Gjermania pësoi humbje shokuese nga Paraguai, kësisoj u eliminua përfundimisht nga Kampionati Botëror 2026.

Pas kritikave të shumta për gjermanët, ka reaguar edhe Kroos – i cili deklaroi se nuk janë të duhura pasi Gjermania nuk ka lojtar të klasit botëror që mund ta bëjnë dallimin.

“Ne (Gjermania) nuk e kemi asnjë lojtar të klasit botëror, duhet të jemi të sinqertë për këtë situatë”.

“Kur kishim turne të suksesshme në të kaluarën, gjithnjë e kisha ndjenjën që mund të ngriteshim më lartë”.

“Ky ekip nuk është më në gjendje. Ne thjesht mendojmë se jemi më të mirë se Paraguai dhe se do të fitojmë disi”, deklaroi ai.

Ndërkohë, Gjermania tani është në dyshime nëse do ta shkarkojë përzgjedhësin Julian Nagelsmann, sidomos me Jurgen Klopp që ka shprehur gatishmëri për t’u bërë pasuesi i këtij të fundit.