Todoroviq në arrest shtëpiak: Nuk jam fajtor! Zdravev, Sekullovski dhe Bakev në paraburgim 30 ditorë

TË FUNDIT

Pronarit të zinxhirit të marketeve “Tinex” dhe ish-kryetarit të Komunës Qendër, Vlladimir Todoroviq, pas 4 orësh në pyetje i është caktuar masë për arrest shtëpiak, ai është njëri nga të dyshuarit në rastin “Feniks” për keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar dhe shpëlarje parash në lidhje me blerjen e një pjese të përmendoreve nga projekti “Shkupi 2014”. Ish-kryetarit të Këshillit komunal Vlladimir Zdravev, i është caktuar paraburgim prej 30 ditësh, si dhe të dyshuarve Igor Sekullovski dhe Lupço Bakev. Edhe Todor Delljanovskit i  është caktuar arrest shtëpiak, ndërsa një person është në arrati, njoftoi mbrëmë prokurori Lubomir Lape. Todoroviq gjatë daljes nga gjykata shkurt deklaroi se nuk ndjehet fajtorë dhe se tani për tani nuk ka tjetër koment. Më shumë ish funksionarë janë pjesë e hetimit në Prokurorinë publike për përndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit, që udhëhiqet kundër 15 personave nën emrin “Feniks”. Mes të dyshuarve, përveç shtetasve maqedonas ka edhe shtetas italian, ndërsa akuzohen për keqpërdorim të postit zyrtarë dhe autorizimeve dhe shpëlarje parash në lidhje me blerjen e një pjese të përmendoreve nga projekti “Shkupi 2014”.