Ish-kandidatja për presidente e Bjellorusisë, Svetlana Tihanovskaja, e cila nuk i njohu rezultatet e zgjedhjeve, deklaroi se është e gatshme për ta udhëheqë vendin “në periudhën e tranzicionit”.
Pas presionit dhe protestave, duhet të fillojë në mënyrë të pashmangshme një periudhë dialogu.
“Shumë njerëz më pyesin nëse jam gati të jem udhëheqëse e njerëzve në këtë moment. Po!, U përgjigj kategorikisht opozitarja.
Në video mesazhin zyrtar të publikuar sot nga shërbimi i saj për shtyp, Tihanovskaja theksoi se është gatshme ta merrte përsipër udhëheqjen e vendit gjatë tranzicionit.
