Tifozët “Kuq e zi” fillojnë festën, atmosferë e zjarrtë para ndeshjes Shqipëri – Gjeorgji

TË FUNDIT

Atmosferë e zjarrtë pak para ndeshjes Shqipëri-Gjerogji që do të luhet në stadiumin “Air Albania”, përcjell TV21. Tifozët  “Kuq e zi” siç duket kanë filluar festën, tek shihen duke hedhur valle, ndërkohë që shihet një numër i madh i tyre duke pasur parasysh që pati interesim të madh për këtë ndeshje pasi edhe biletat u shitën për një periudhë të shkurtër.

Ndeshja me Gjeorgjinë vjen pas asaj me Ukrainën ku Shqipëria pati një fitore spektakolare me golat e Ardian Ismajlit dhe Jasir Asanit.