Një koncert online në nder të një fëmije me autizëm në Manastir përfundoi me gjakderdhje. Një nga fqinjët e muzikantit nga Manastiri, Pece Petrovski, e ka plagosur me thikë në pjesën e krahut, sepse ka lëshuar muzikë nga shtëpia e tij.
“Muzika ishte në volum të përkufizuar dhe nuk ishte aq e zëshme që të ketë probleme. Unë banoj në ndërtesë, isha i kujdesshëm dhe nuk desha që të lëndojë dikë në aspekt emocional”, tha Pece Petrovski, muzikant.
Fqinji së pari ka hedhur gurë drejt dritareve, pas çka koncerti onlajn është ndërprerë. Muzikantët kanë dalë në dritare, kurse fqinji u është ankuar se nuk mund të flejë. Por, ishte i pasuksesshëm tentimi i muzikantit që problemi të zgjidhet në mënyrë të qetë, sepse pasi ka zbritur para ndërtesës ngjarja ka përshkallëzuar.
“U përpoqa që t’i them se koncertin ia përkushtoj Lukës së vogël, megjithatë ai nuk deshi të më dëgjonte duke më thënë fjalë ofenduese dhe në një gjendje afektive më goditi me thikë në krah”, tha Pece Petrovski, muzikant.
Para ndërtesës kanë ardhur edhe banorët e tjerë të cilët kanë penguar që incidenti të vazhdojë. Me ndihmë të tyre është penguar sulmi i dytë, pas çka thika ishte marrë nga sulmuesi.
“U largua drejt shtëpisë së tij dhe më tha se kam pasur fat që nuk ka dalë me satërin”, tha Pece Petrovski, muzikant.
Nga SPB Manastir e konfirmojnë rastin, duke thënë se punojnë në zbardhjen e tij.
SPB Manastir:
-Më 10.05.2020 P.P. nga Manastiri denoncoi se në rrugën “Sh. Naum” në Manastir, për shkak të keqkuptimet në lidhje me muzikën e zëshme, është goditur me një send të fort në pjesën e krahut të majtë nga ana e një personi. Ndërmerren masa për sqarimin e rastit.
I shqetësuar, Petrovski rrëfen se për shkak të plagëve të marra ka probleme ta lëvizë dorën. Paralajmëroi se krahas padisë zyrtare, do të ngrisë edhe padi personale për sulm fizikë dhe për shkaktim të lëndimit.
