Theks të veçantë mos t’u japim problemeve por zgjidhjeve, thotë Bytyqi

TË FUNDIT

Zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi, pas takimit me zëvendëskryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviq tha se në takim me liderët theks të veçantë duhet t’u japim zgjidhjeve e jo problemeve, transmeton TV21.

Ai shtoi se është koha të ecim përpara.

“Në takim me liderë, theks të veçantë mos t’u japim problemeve por zgjidhjeve, është koha që të ecim përpara. Në këtë moment prioritet kemi menaxhimin me Covid-19 dhe pasojat që mbart me vete. Të gjithë jemi të ballafaquar me këtë sfidë por si do të përgjigjemi do të jetë e rëndësishme dhe për këtë se si vendet tona dhe rajoni do të zhvillohen në të ardhmen” tha Bytyqi.