Zëvendëskryeministri dhe njëherësh ministër i Punëve të Jashtme Hashim Thaçi, thotë se opozita duhet të reflektoj për zgjidhjen e situatës në vend. Në një intervistë për RTV21, Thaçi tha se vendi nuk është në krizë politike. Zëvendëskryeministri Thaçi flet edhe për takimet që i ka pasur me liderët opozitar, çfarë u tha në ato takime. Në këtë intervistë Thaçi përgjigjet edhe për shumë çështje të tjera. Intervistën speciale të realizuar nga kolegu Kushtrim Kadriu, mund ta ndiqni në ora 19:30./ 21 Media
