Thaçi kritikon Bujar Osmanin: Aktorë nuk na duhen, ka kohë për aktorë

TË FUNDIT

Në konferencën për media PSDH ka kritikuar zëvendëskryeministrin për Çështje Evropiane, Bujar Osmanin nga BDI se gjatë kësaj periudhe të pandemisë së Kovid-19 është duke bërë spektakël mediatik.

Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi ka deklaruar se aktorë nuk na duhen dhe se këtë luftë është e rëndësishme ta udhëheqin epidemiologët, e jo aktorët.

“Ne tërë kohën mundohemi që mos të dalë gjë nga fushata politike dhe jemi të përmbajtur. Por është e pabesueshme që person që ka përvojë institucionale dhe politike, do të thoja profesionist, sepse mendoj se është edhe kirurg, të aktrojë në këtë luftë të vështirë, një rol që nuk është i tij, tregon se diçka nuk funksionon dhe ajo që nuk funksionon, të mos brengoset as ai dhe të tjerët, se ne gjithçka e kemi evidentuar me numra se ku janë bërë gabime. E kemi shumë të rëndësishme që profesionistët, epidemiologët ta udhëheqin këtë luftë, aktorë nuk na duhen, ka kohë për aktorë në politikë. Do të kemi zgjedhje, do të kemi fushatë”, tha Thaçi.