#TeutaArifi pas votimit: Sot është dita e qytetarëve

TË FUNDIT

Kryetarja e komunës së Tetovës dhe kandidate për mandat të ri nga radhët e BDI-së, Teuta Arifi sot të drejtën e saj të votimit e realizoi në vendvotimin e gjimnazit të Tetovës “Kiril Pejçinoviq”.

“Sot është një ditë e bukur, kur qytetarët vendosin  për më të mirin në gjithë këtë proces. Një proces i mirë zgjedhor. Fushata ishte pozitive, të gjithë patëm mundësi t’i tregojmë programet tona, sot është dita e qytetarëve dhe vendimi i tyre është më i rëndësishëm dhe final”, deklaroi Teuta Arifi.