Tetovë, vaksinimi kundër Covid-19 do të vazhdojë vetëm në Shtëpinë e Shëndetit

TË FUNDIT

Prej sot vaksinimi kundër Covid-19 do të zhvillohet vetëm në Shtëpinë e Shëndetit- Tetovë, ndërsa pika për vaksinim në Qendrën e Kulturës nuk do të funksionojë, informojnë nga Instituti Shëndetësor Shtëpia e Shëndetit -Tetovë.

Ndryshe, holli i Qendrës së Kulturës “Ilo Antevski – Smok” është shfrytëzuar si pikë për vaksinim nga fillimi i shtatorit.

“Në pikën në Shtëpinë e Shëndetit Tetovë do të zhvillohet aplikimi i dozës së parë, rivaksinimi dhe doza e tretë”, informoi Borisllav Jorgaqievski, drejtor në IPSH Shtëpia e Shëndetit Tetovë.

Përqindja e popullatës së imunizuar në rajonin e Tetovës tejkalon 55 për qind.

MARKETING I PAGUAR POLITIK