Tetovë, s’ka kush përkujdeset më për qentë endacakë/ Përfundoi kontrata me “Amos Pet”, mbetet vetëm komisioni për vlerësim

TË FUNDIT

Në Tetovë tash askush nuk merret me qentë endacakë. Tenderi për trajtimin e tyre që e kishte Amos Pet ka përfunduar, ndërsa Komunës i ka mbetur vetëm komisioni që bën vlerësimin e pikëve për dëmshpërblim nga kafshimet. Kryetari i Këshillit komunal Besar Durmishi e konfirmon këtë dhe shton se komuna nuk mund të arrijë marrëveshje me disa të interesuar për trajtimin e qenve.

“Sa e dimë ne kontrata me atë ka përfunduar, ka përfunduar, ka arritur efekte por jo të kënaqshme.

-Gazetar: Kjo do të thotë se tani askush nuk merret me qentë endacakë?

-Kjo do të thotë se merret sektori që është në kuadër të sektorit për arsim, ka persona përgjegjës.

-Gazetar: Çfarë bëjnë më konkretisht?

-Merren me këto raste ata raste edhe të gjithë qytetarët që ndjehen të rrezikuar apo kafshohen nga qentë endacak drejtohen tek ata.

-Gazetar: D.m.th. ata bëjnë vetëm vlerësimin se kush kafshohet, ndërsa me trajtimin nuk merret askush?

-Për momentin nuk ka ndonjë shoqatë apo ndonjë kompani që merret me trajtimin e qeneve endacak.”- tha Besar Durmishi, Kryetar i Këshillit Komunal.

 

 

Veterineri Rami Selmani thotë se në Tetovë tash për tash qentë janë një rrezik potencial, pasi që nuk janë të vaksinuar dhe trajtuar. Mënyra më e mirë sipas tij është që të trajtohen 12 muaj, duke u kastruar vaksinuar dhe t’u vendosen çipa.

 

“Nëse nuk merren masa pa ndërpretë dhe të ketë një buxhet të arsyeshëm për këtë punë, do të ketë shumë kafshime në Tetovë pasi që edhe rrinë grumbull dhe kjo bën një rrezik të madh për qytetarët. Të paktën duhet vaksinohen, vaksinë tërbimi, të sterilizohen, kastrohen dhe përsëri duhet të lëshohen në të njëjtin vend.”- tha Rami Selmani, Veteriner

 

 

Sipas marrëveshjes së lidhur, Komuna e Tetovës e ka paguar shoqatën “Amos Pet” 300 euro për trajtimin e një qeni endacak, ndërsa në kontratë parashihej që të kapen dhe trajtohen 82 qen. Edhe përkundër kësaj në Tetovë numri i qeneve nuk u ul, ndërsa shoqata në fjalë nuk ka dhënë llogari se ku janë qenë endacak që janë kapur në qytet.