Vetëm për një orë polica rrugore ka sanksionuar 70 shoferë në qytetin e Tetovës gjatë aksionit të ditës së sotme. Kontrollet janë kryer në të gjitha rrugët duke ndaluar shumicën e pjesëmarrësve në komunikacion që kanë qenë në qytetin e Tetovës. Sipas zëdhënësit të MPB-së Toni Angellovski qëllimi i këtyre aksioneve është që të vendoset rendi dhe nëse një gjë të tillë nuk e vendosin vetë pjesëmarrësit e komunikacionit atë do ta bëjë polica rrugore. Deri më tani aksione të këtilla ka pasur edhe në disa qytete të tjera të Maqedonisë.
“Atë çka mund ta them është se deri në aksionin për një orë edhe sa jemi në Tetovë kemi 70 dënime nga ku shumica është për mos regjistrim të veturave vozitje pa leje për vozitje si dhe motorçiklist që bëjnë shkelje në komunikacion . Atë çka mund të them është se kontrollet e shtuara policore vazhdojnë edhe gjatë kësaj dite por edhe ditëve tjera ndërsa për 20 ditë që i realizojmë këtë aksione të shtuara në të gjthë teritorin e Rebulilës së Maqedonisë së Veriut deri më tani janë shqiptuar mbi 9000 mijë dënime për shkeleje të rregullave të komunkacionit”, theksoi Toni Angellovski – zëdhënës i MPB-së.
