Bastisje në Karposh, ko*kainë dhe mar*ihuanë, 4 persona të arrestuar

TË FUNDIT

Policia ka privuar nga liria katër persona gjatë bastisjeve në disa lokacione në Shkup, ku janë gjetur kokainë dhe marihuanë.

Në orët e para të 9 gushtit, gjatë bastisjes në shtëpinë e një 42-vjeçari në Karposh, policia ka gjetur dhe sekuestruar kokainë, marihuanë, një peshore digjitale me mbetje kokaine dhe sende të tjera të dyshimta.

Një natë më herët, në rrugën “Bukureshti”, janë privuar nga liria dy 23-vjeçarë dhe një vajzë 16-vjeçare.

Tek njëri prej 23-vjeçarëve është gjetur dhe sekuestruar një sasi më e madhe marihuane dhe kokainë.

Të gjithë personat janë mbajtur në stacion policor, ndërsa pas dokumentimit të rasteve, policia njofton se ndaj tyre do të ngrihen kallëzime penale me procedurë të shpejtë.