Tetovë, nxënësit humbën dy orët e para! Profesorët kërkojnë rrogat e nëntorit! MASH: Rrogat lëshohen sot

TË FUNDIT

Në gjimnazin “Kiril Pejçinoviq” në Tetovë mëngjesin e sotëm në shenjë proteste nuk janë mbajtur dy orët e para të mësimit. Profesorët protestuan pasi ende nuk kanë pranuar pagën e muajit nëntor.

Kryetari i Këshillit të shkollës, Jeton Kamberi, tha se edhe në ditët në vazhdim do të mbajnë grevë nëse nuk i marrin rrogat.

 “Kërkojmë me urgjencë përgjigje në afat më të shkurtër të mundshëm. Nëse Ministria nuk na jep përgjigje ne do vazhdojmë me grevën deri në fund të javës, bile me kolegët jemi në konsultim për mbajtjen apo jo të këshillave të klasës, andaj insistojmë me çdo kusht që Ministria deri në fund të javës ta kryej obligimin e vet”, tha Jeton Kamberi – Kryetar i këshillit të Gjimnazit “Kiril Pejçinoviq”.

 “Ne jemi shkolla e vetme në nivel republikan që nuk kemi marr rrogën e nëntorit dhe është shkelë afati ligjor prej 10 ditësh që ne është dashur që ta marrim”, pohoi Marko Rafajllovski- profesor.

Kontaktuam ministrin e arsimit Jeton Shaqirin. Ai thotë se rrogat janë lëshuar nga dita e premte, ndërsa i shtoi se gjimnazit në fjalë i janë ndarë mjete shtesë.

 “Rrogat kanë kaluar. Sa i takon për rrogën e “Kiril Pjeçinoviçit” me në fund edhe kjo punë u zgjodh. Nga gjysmë vjetori dyte s’do këtë probleme me rrymën dhe pagën, Këtë muaj ka ndodh vonesë për arsye se është marrë edhe paga e 13-të dhe ka pas nevojë për plotësim me mjete. Dokumentacioni për pagën që ditën e premte është kompletuar dhe është në procesi,  gjithçka është dërguar tek thesari”, tha Jeton Shaqiri, ministër i Arsimit.

Përveç rrogave ky gjimnaz të cilit i janë marrë ingerencat më herët kishte problem edhe me rrymën dhe pagesat e faturave.