Tetovë, nuk mbijetuan pengesat rrugore në rrugën industriale

TË FUNDIT

As 10 ditë nuk “mbijetuan” pengesat rrugore që u vendosen në rrugën industriale në Tetovë. Pllakat e begatonit nisën të shpërndahen nëpër rrugë.

Jetë gjatësia  e pengesave rrugore në rrugën industriale në Tetovë nuk ka zgjatur as 10 ditë, të njëjtat janë larguar nga vetë komuna e Tetovës pasi që kanë qenë të vendosura pa pëlqimin e ministrisë së punëve të brendshme.

Më pas ato u larguan krejtësisht, me që edhe vendosja e tyre ishte bërë pa pëlqimin e policisë.

“Tumbat e vendosura janë hequr plotësisht, sepse të njëjtat nuk i plotësonin kërkesat e parapara ligjore”, thonë nga SPB-Tetovë.

Nga komuna e Tetovës thonë se pëlqimin e presin deri ditën e premte,  e më pas do të vendosen pengesat rrugore  të cilat do të jenë me standardet e duhura.

“Pengesat rrugore në bulevardin industrial janë larguar dhe deri ditën e premte presim edhe lejen nga organet kompetente. Të njëjtat do të vendosen me material adekuat. Rregullimi i sinjalizimit rrugor në këtë pjesë do të bëhet atëherë ku do të kemi edhe kushte më të mira atmosferike, gjegjësisht pas 15 marsit”, theksojnë nga Komuna e Tetovës.

Nga këshilli protestues që edhe detyruan komunën e Tetovës të vendosin pengesa rrugore  thonë se deri ditën e hënë, gjegjësisht me 22 shkurt, nëse nuk vendosen pengesat rrugore do të dalin përsëri në protestë. Ndryshe në këtë rrugë për shkak vozitjes së shpejtë, nga një aksident humbi jetën një vajzë 6 vjeçare.