Tetovë, merimanga ka “rrëmbyer” 4432 vetura gjatë vitit 2022! Nga 20 janari, bllokatorë për veturat e keqparkuara

TË FUNDIT

Në Tetovë gjatë vitit 2022, shërbimi i merimangës ka ngritur 4432 vetura. Këta shoferë që janë parkuar keq, për ta marrë veturën e tyre është dashur të paguajnë 1800 denarë dhe gjobë nga 45 deri në 180 euro. E nga 20 janari do të vendosen edhe bllokator për ata të cilët parkohen vend e pa vend.

“Pas festave të fundvitit shihen informacionet për kërkesat e bëra dhe ju jepet personave llogaria ku duhet të bëhen pagesat. Ju e dini se këtë vit ndërmarrja ka bërë edhe dy parkingje të reja dhe me këtë edhe numri i qetarëve që kanë dorëzuar kërkesë është rritur, dhe për shkak të kërkesave të mëdha por edhe festave e vazhduam afatin që të gjithë të mund të shërbehen  dhe më pas do të vazhdojmë me punën tonë”, tha Igor Dodevski – drejtor i Parkingut të qytetit.

Por a është zgjidhje, që kaosi në Tetovë të rregullohet  me bllokatorë dhe me shërbimin e merimangës!? Qytetarët kanë mendime të  ndryshme.

“Duhet të zgjidhet, shiko si janë parkuar. Pa parkingje ku t’i vendosim veturat!?”

“Parkingje të reja, ku t’i vendosim veturat!? Shiko si është, s’kemi ku t’i parkojmë.

Cila do ishte zgjidhja për ju?

“Të lëshohen parkingjet që të mund të parkohemi.”

“Duhet të ketë. Pajtohem kur janë të parkuara në vende të gabuar duhet.”

Vitin që lamë pas, me një vendim të këshillit të komunës së Tetovës, shërbimi i merimangës ka të drejtë pa praninë e policisë ta marrë veturën është parkuar në vend të palejuar.

Gjoba e një bllokatori do të jetë 1500 denarë, por nëse paguhet brenda  24 orëve çmimi ulet në 750 denarë.