Në orët e mëngjesit një 16-të vjeçar është gjendur pa shenja jetë në shtratin e lumit Shkumbin në Tetovë.
Gjatë mbrëmjes së djeshme familjarët e kishin raportuar si të zhdukur.
Komandanti i njësitit të zjarrfikësve tha se terreni ishte i vështirë andaj u deshtë të intervenohet me më shumë zjarrfikës.
“Mbrëmë rreth orës 01.45 kemi dalë bashkë me familjarët që të kërkojmë viktimën që paraprakisht kishte humbur dhe kemi bërë kërkime e në disa lokacione. Veturën e kemi gjetur në banjën e Tetovës dhe më pas kemi bërë kërkimet në lumin Shkumbin. Në mëngjes policia e Tetovës bashkë me zjarrfikësit kanë bërë gjetjen e trupit. Pjesa ku ishte trupi, ishte një pjesë e vështirë andaj u deshtë të intervenohet me më shumë zjarrfikës dhe kështu e bëmë edhe nxjerrjen e trupit. Është gjetur 100 metra më poshtë se vetura”, tha Avni Ahmeti – komandat i NJTKZT.
Policia ka dhënë detaje shtesë nga trupi i pajetë i 16-vjeçarit. Thonë se bëhet fjalë për një djalë nga Novo Sella, komuna e Zhelinës.
“Sot (22.12.2022) në ora 07:10 në ujërat e lumit Shkumbin, rrugës për në vendin e quajtur “Banjiçe” në Tetovë, zyrtarë të policorë nga SPB Tetovë kanë gjetur trupin e pa jetë e të miturit nga Novo Sella- Komuna e Zhelinës, për të cilin babai i tij J. H. (46) ka raportuar se më datë 21.12.2022 rreth orës 16:00 është larguar nga shtëpia me veturën “Audi” me targat e regjistrimi të Tetovës. Më herët, rreth orës 02.20, vetura është gjetur pranë një objekti hotelierik në vendin e quajtur “Banjiçe”. Vdekjen e ka konstatuar mjeku i Ekipit të Ndihmës së Shpejtë dhe me urdhër të Prokurorit Publik, trupi i pajetë është dërguar për obduksion”, thonë nga SPB Tetovë.
Prokuroria publike ka lëshuar urdhër për obduksion të trupit të të ndjerit, si dhe përmbledhjen e të gjitha gjurmëve dhe provave për të përcaktuar shkaqet e vdekjes
