Restoranti “Noma” në Danimarkë, që disa herë është shpallur si më i miri në botë, ka bërë të ditur se do të mbyllet pas sezonit të dimrit në vitin 2024, përcjell TV21. Pronari, shqiptari nga Tetova, Rene Rexhepi ka njoftuar se do të nis një kapitull të ri “Noma 3.0”, respektivisht “Noma” do të shndërrohet në “laborator gastronomik”.
“Për të vazhduar, ‘Noma’ duhet të ndryshojë. Në vitin 2025, restoranti ynë do të bëhet një laborator i madh, një kuzhinë eksperimentale, pioniere, e fokusuar në inovacionin dhe zhvillimin e shijeve të reja”, njoftoi Rexhepi.
“Noma” më herët ishte mbyllur në vitin 2016, për tu rikthyer më pas një vit më bonë në një lokacion të ri, në periferi të Kopenhagës.
Rexhepi pranoi se pagesa e drejtë e afro 100 punonjësve dhe mbajtja e standardeve të larta me çmimet aktuale të tregut nuk është më e qëndrueshme.
“Duhet të rimendojmë tërësisht industrinë dhe të punojmë në një mënyrë tjetër”, thotë Rexhepi.
Që nga hapja në vitin 2003, Noma është votuar si restoranti më i mirë në botë në vitet 2010, 2011, 2012, 2014 dhe 2021 dhe është kthyer në një simbol të kuzhinës luksoze ndërkombëtare.
