Në Gjykatën Themelore të Tetovës sot është mbajtur seanca gjyqësore kundër Kadri Adilit, i cili akuzohet për veprën penale mashtrim, përcjell TV21. Sipas akuzave ai ka mashtruar katër persona duke u marrë shuma të ndryshme të parave në këmbim të shërbimeve nëpër institucione të ndryshme. I akuzuari Kadri Adili e pranoi veprën penale duke deklaruar se ndjen keqardhje dhe se paratë e marra do të kthehen.
Njëri nga të dëmtuarit nuk kërkoi dëmshpërblim pasi tha se dëmi i është kompensuar nga i akuzuari, ndërsa tre të dëmtuarit e tjerë kërkuan kthimin e mjeteve financiare.
Në fjalën përfundimtare, prokurori publik i propozoi gjykatës që i akuzuari të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit si dhe propozoi që masa e paraburgimit t’i ndërpritet dhe t’i caktohen masa kundër arratisjes.
Respektivisht, të akuzuarit do t’i merren dokumentet e udhëtimit, ndërsa i njëjti është i obliguar që të paraqitet në gjykatë për dëshmi të prezencës së tij.
