Ky qytetar po ankohet se në spitalin klinik të Tetovës nuk ka insulinë për të sëmurët me diabet. Rushit Rushiti ka shkuar disa ditë me radhë për të marrë insulinë për bashkëshorten, por nga spitali i kanë thënë se nuk ka. Rushiti thotë se gjendja shëndetësore e bashkëshortes po vështirësohet.
“Ishim këtu për insulinën, na thanë nga e hëna nuk ka. Ministria nuk na ka sjell dhe nuk ka, jo vetëm unë por edhe shumë të tjerë. Ka listë aty që nuk ka, një lloj ka pesë gjashtë lloje nuk ka. Për shoqen e marr po s’ka, ajo merr dy herë në ditë insulinë sepse i dridhet trupi. Sheqeri shumë i keq, a diabeti si i thonë. Isha këtu lartë në drejtori, më thonë se do ju lajmërojmë .”- ankohet Rushit Rushiti.
TV21 pyeti në Ministrinë e Shëndetësisë për këtë çështje, e nga atje thonë se ka mungese vetëm të një lloji të insulinës.
“Mungon vetëm një lloj nga 26, ku sasia është harxhuar kohë më parë, por për këtë ka terapi analoge, kështu që pacientet me terapinë e insulinës janë të mbuluar në mënyrë adekuate. Të gjitha llojet tjera të insulinës janë të disponueshme dhe në sasi të mjaftueshme. Po ashtu, tashmë është shpallur tender për sigurimin e sasive tjera të insulinës.”- thonë nga Ministria e Shëndetësisë.
Pyetëm edhe në spitalin e Tetovës, por nga atje thonë se nuk ka mungesë të insulinës.
“Mungese të insulinit nuk ka , kërkesa për sasi te insulinës behet çdo muaj sipas nevojave te pacienteve.”- thonë Grafike – Spitali Klinik i Tetovës.
Në Maqedoni ka rreth 180 mijë qytetarë që të janë të sëmurë me diabet , që do të thotë se më këtë sëmundje janë rreth 10% e popullatës, të cilët në vazhdimësi pranojnë insulinë.
