Tetovarët të revoltuar për shtrenjtimin e tatimit! Nga Komuna thonë se është bërë rivlerësim i pronave

TË FUNDIT

Qytetarët e Tetovës, të revoltuar nga rritja e faturave të tatimit, pritnin sot para dyerve të komunës. Shumica prej tyre kishin ardhur për të paguar dhe për të marrë sqarime se pse faturat e tatimit në Tetovë janë rritur më shumë se 100%. Sipas qytetarëve, ata jetojnë në të njëjtat hapësira dhe nuk marrin shërbime shtesë, ndërkohë që faturat janë më të larta.

Udhëheqësi i financave  në komunën e Tetovës thotë se është bërë rivlerësimi i pronave pasi që sipas tyre edhe çmimi në treg ka ndryshuar, ndërsa fshatrat  kanë hyrë në zonën e qytetit , ndërsa vendet malore kanë vlerësim tjetër.

Nga komuna e Tetovës thonë se qytetarët e paguajnë tatimin, ndërsa tokat bujqësore që nuk punohen paguajnë tatim më shumë në pronë se ata që mbillen. Bëjnë apel se ata qytetar që kanë ankesa mund të ankohen tek komuna e Tetovës.