Vetëm gjatë muajt prill Komuna e Tetovës ka hapur tenderë në vlerë prej me shumë se 79 milion denarë që janë publikuar në ueb faqen e prokurimeve publike, ndërsa gjatë muajt maj komuna e Tetovës ka hapur tender në vlerë prej më shumë se 20 milion denarëve për punët që duhet të kryhen gjatë muajve në vazhdim. Shtrimi rrugëve me pllaka bekatoni, ndërtimi i kanalizimeve , gjelbërimi i hapësirave të ndryshme janë disa nga prokurimet publike që Tetova ha hapur vetëm gjatë këtyre dy muajve të fundit.
Por Komuna e Tetovës përpos tenderëve që janë hapur ajo ka marrë edhe kredi për ndërtimin apo blerje.
Për bulevardin Video Smilevski Bato Komuna e Tetovës ka marrë kredi prej rreth 1 milion eurosh, ndërsa për blerjen e pesë autobusëve urban është marrë njëjtë një kredi ku komuna do të duhet të kthejë 720 mijë euro për 13 vjet.
Kryetarja e Komunës së Tetovës Tetuta Arifi në pyetjen se a i ka siguruar komuna mjetet për hapjen e këtyre tenderëve dhe apo futet në borxhe, ajo tha se është zotësi e menaxhimit që të sigurojë ato mjete.
“Zotërimi i Komunës së Tetovës është që ne t’i sigurojmë ekstra mjete siç janë këto burime të sotme si që janë disa rrugë që i bëjmë me mjete të bankës botërore nga burimet tjera dhe normalisht edhe ne ko-financojmë”, deklaroi Arifi.
Komuna e Tetovës është kampione në Maqedoni sa i përket borxhit që ka, ndërsa Qeveria në nëntor të vitit 2018 kur ua shlyhu komunave 51% të borxheve, për Tetovën u ndanë dhanë 15 milionë euro. Nga ajo periudhë deri në vitin 2020, komuna ka hyrë në borxh për 1.4 milion euro. Në fillim të vitit 2021 Komuna e Tetovës kishte borxh prej 9.5 milionë eurosh.
